“Shuplakat”, Gruevski nesër para gjykatës

Maqedonia

“Shuplakat”, Gruevski nesër para gjykatës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:54
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, pritet të dalë nesër para gjykatës, pasi akuzohet për rastin me shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013.

Përveç tij, akuzohen edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.

Gruevski për herë të parë në bankën e të akuzuarve do të ulet nga pozicioni i liderit të opozitës.

Seanca paraprake u anulua meqë pesë prej të akuzuarve nuk u paraqitën në sallë ndonëse kishin ftesa të rregullta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat