Edhe Bishop viziton Shkupin

Maqedonia

Edhe Bishop viziton Shkupin

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 18:24
Xhuli Bishop

Ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Xhuli Bishop do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të vizitës së saj në Evropën Lindore të planifikuar nga 9 deri më 15 korrik.

Gjatë vizitës, Bishop, siç paralajmërohet në ueb faqen zyrtare të MPJ-së australiane, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me përfaqësues të organizatës joqeveritare, të cilët punojnë me mbështetja financiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Kjo është vizita e parë e ministres së Punëve të Jashtme të Australisë në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës në rajon Bishop do të qëndrojë edhe në Kroaci dhe Serbi, ndërsa vizitat kanë për qëllim përforcim të marrëdhënieve bilaterale dhe përmirësim të interesave ekonomike dhe të sigurisë së Australisë në rajon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat