Qeveria e përqëndruar në përkrahjen ndaj kompanive, infrastrukturë dhe energjetikë

Maqedonia

Qeveria e përqëndruar në përkrahjen ndaj kompanive, infrastrukturë dhe energjetikë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 16:21
Koço Angjushev

Dy shtyllat kryesore të politikës ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në periudhën në vazhdim do të jenë përkrahja drejt të gjitha kompanive, pa marrë parasysh a janë vendase ose të huaja dhe përkrahja për infrastrukturë dhe energjetikë, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Në konferencën për shtyp të Qeverisë, Angjushev theksoi se është përgatitur programi për rritje industriale dhe rritje të konkurrencës në ekonominë e Maqedonisë, program i cili do të shpallet të mërkurën, ndërsa më shumë detale do të jepen të enjten.

Masat të cilat do t’i propozojë Qeveria kanë të bëjnë me të gjitha subjektet ekonomike në Maqedoni, gjegjësisht përfshin edhe kompanitë vendore edhe ato të huaja. Do të ketë masa edhe për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ato mikro.

“Kriteri i vetëm të cilin do të duhet ta plotësojnë të gjitha kompanitë për të qenë të përkrahura nga Qeveria është të tregojnë rritje, gjegjësisht do të caktohen mjete të cilat do të dorëzohen te kompanitë e tyre sipas rezultateve të arritura”, tha zëvendëskryeministri Angjushev.

Angjushev theksoi se vend të veçantë në periudhën e ardhshme do të ketë edhe zhvillimi i energjetikës dhe ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit dhe rikujtoi se së shpejti do të fillojë tarifa e lirë e energjisë elektrike dhe se kjo nuk nënkupton çmim më të shtrenjtë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat