Shkelje të shumta në Fondin pensional

Maqedonia

Shkelje të shumta në Fondin pensional

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Lëshime në prokurimet publike në fondin pensional. Revizioni shtetëror ka zbuluar se për disa prokurime të caktuara nuk ka pasur nevojë reale. Vitin e kaluar nga arka e fondit pensional janë shpenzuar rreth 30 mijë euro, pa u zbatuar ligji për prokurim publik.

“Gjatë vitit 2016, ka pasur prokurime të shërbimeve hotelierike, me një total prej një milion e shtatëqind mijë denarë, pa u zbatuar procedurat e duhura për prokurimin publik, që nuk është në përputhje me nenin 17 të Ligjit për Prokurim Publik”, thanë nga  Enti shtetëror i revizionit.

 Revizorët konstatuan se Fondi për sigurim pensional ka bërë lëshime dhe gjatë prokurimit të kompjuterëve. Nuk kanë pasur kontroll nëse kompania që është dashur t’i pajisë, i plotëson të gjitha kushtet. Janë konstatuar edhe ndryshime në specifikimet e tenderit që ka ndikuar në konkurrencën.

Është favorizuar kompania e cila e ka marrë biznesin.

  “Gjatë analizës së tregut nga Fondi ishin vendosur pyetje në pyetësorin anketues të cilat kërkojnë nga operatori ekonomik të deklarohet pozitivisht, edhe pse nuk është servis i autorizuar i IBM-së. Nuk ka pasur pajisje servisimi. e as që ka realizuar kontrata për mirëmbajtjen e pajisjeve IBM në tre vitet e fundit. Në këtë mënyrë Fondi nuk ka siguruar konkurrencën mes kompanive”, thanë nga Enti shtetëror i revizionit.

 Vitin e kaluar, revizorët kanë kontrolluar 26 procedura ose 87 për qind të vlerës së përgjithshme të llogaritur të prokurimeve të Fondit pensional. Ndër të tjera, revizorët gjetën se është zgjedhur oferta e kompanisë, e cila nuk kishte qenë aspak e pranueshme. Gjatë prokurimit të energjisë elektrike është zgjedhur ofertë tre herë më e vogël se se është parashikuar. Më këtë nuk ka pasur konkurrencë, ndërsa kompania më pas me aneks marrëveshje ka marrë shumën e vlerësuar prej 300 mijë eurove.

Ushtrues detyre, drejtor i fondit pensional është Shaip Zeneli, kuadër i BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat