Sistemi AKMIS po kontrollohet, raporti do të tregojë nëse ka pasur gjykatës të privilegjuar

Maqedonia

Sistemi AKMIS po kontrollohet, raporti do të tregojë nëse ka pasur gjykatës të privilegjuar

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 19:02
Ilustrim

Një komision i formuar nga ministria e drejtësisë, i cili vepron në bazë të indikatorëve të Pribesë po kontrollon sistemin kompjuterik gjyqësor Akmis që shërben për ndarjen e lëndëve.

Raporti i këtij komisioni do të tregon se a ka pasur gjykatës të shkyçur nga sistemi elektronik për ndarjen e lëndëve dhe a ka pasur gjykatës të privilegjuar! Para se gjithash, do të tregon se a janë ndarë lëndët në përputhshmëri me procedurat e brendshme. Gjykatësi nga Gjykata themelore e Kavadarit, i cili e udhëheq këtë komision, Llazar Nanev, për TV21, thotë se kontrolli i Gjykatës penale të Shkupit, ku ekziston dyshim se pjesa më e madhe e lëndëve janë të kurdisura, ka përfunduar dhe nuk ka lidhshmëri me hetimin e Prokurorisë Publike Speciale.

“Janë siguruar dokumentet nga gjykata dhe po  kontrollohet orari i gjykatësve, ndryshimet e orareve, dhe se a janë bërë këto ndryshime me mendim paraprak të marrë nga gjykatësit. A ka gjykatës të cilët janë shkyçur nga AKMIS dhe a është bërë kjo gjë në përputhshmëri me procedurat e brendshme? A janë futur lëndët në AKMIS me të gjitha të dhënat, a bëhet futja e lëndëve në sistem brenda ditës? A janë shkyçur disa gjykatës nga sistemi dhe a ka të privilegjuar? A janë në përputhshmëri të orarit, gjykatësit e kyçur në AKMIS, përkatësisht, a ka arsye pse ndonjë gjykatës është i shkyçur nga sistemi?”, tha Llazar Nanev, gjykatës.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, tha se raportet deri më tani rregullisht janë përgatitur, por për shkak se nuk ka pasur dyshime, nuk janë bërë kontrolle shtesë dhe askush nuk është ankuar në Këshillin gjyqësor për keqpërdorimit të AKMIS sistemit.

“Ne si Këshill gjyqësor dhe gjykatat më të larta drejt gjykatave më të ulëta dhe trupave punues, përgatitin raporte në lidhje me këtë. Askush asnjëherë tek ne nuk është ankuar. Nga ajo që ne kemi ndërmarrë, nuk kemi konstatuar ndonjë gjë e cila do të ndikonte për të ndërmarrë aktivitete shtesë”, u shpreh Zoran Karaxhovski, kryetar i këshillit gjyqësor.
 Grupi i ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, notoi indikatorë serioz për keqpërdorimin e sistemit kompjuterik gjyqësor në Shkup.

“Ka tregues se disa gjykatës janë marrë vesh që të jenë të pakapshëm kur ndahen lëndët e ndjeshme, për shkak se ata mundohen t′i shmangin presionet që mund të vijë me marrjen e atyre lëndëve”, Raporti i Pribesë.

Analiza e Komisionit i cili e kontrollon funksionimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit  AKMIS, do të rezultojë me raport i cili do t′i dorëzohet ministrit të drejtësisë i cili më tej do të vendos se si do të veproj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat