Tubim qendror i Lëvizjes BESA në Studeniçan

Maqedonia

Tubim qendror i Lëvizjes BESA në Studeniçan

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:04
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa tubim qendror dje mbajti në komunën e Studeniçanit, ku fjalë rasti gjatë tubimit mbajtën deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, sekretari organizativ i partisë Zejd Rexhepi.

Gjatë fjalimeve dy anëtarët e kryesisë qendrore të Besës, siç njofton Shërbimi për informim, bartësin e listës Ibrahim Jusufi dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit Rexhep Memedi, i përgëzuan me fitoren e radhës që, siç thuhet, do të ketë Lëvizja Besa në Studeniçan. Fjalë rasti mbajti edhe kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Studeniçan, Rexhep Memedi duke ngërthyer, siç shtohet më tej në kumtesë, fjalë shpresëdhënëse për banorët e Karshiakës. "Qytetarëve të Komunës së Studeniçanit me sinqeritet më të madh ju premtojmë se detyrimet tona do t'i kryej me profesionalizëm dhe transparencë. Pa dallim përkatësisë nacionale dhe politike, dyert e komunës tonë do të jenë të hapura për të gjithë banorët e Karshiakës.

Ne do te jemi në shërbimin tuaj gjithmonë. Jemi të vetëdijshëm për hallet dhe problemet që ekzistojnë në komunën tonë por ne së bashku duhet të punojmë sa më shumë dhe të ofrojmë më të mirën për të gjithë", tha Memedi. Tubimi i Lëvizjes Besa në Studeniçan, përfundoi me prezantimin e projekteve të prezantuara me 3D, programe dhe projekte të cilat Lëvizja Besa i synon që t'i realizoj gjatë mandatit të fituar katërvjeçar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat