‘’Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë, pa liri’’

Maqedonia

‘’Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë, pa liri’’

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:58
Menduh Thaçi

“Mesazhi kryesor i këtyre zgjedhjeve është që shqiptarët në përgjithësi vendosin t’i japin një mesazh pakënaqësisë së madhe”, tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në tubimin qendror në Tetovë, ku u bë promovimi i kandidatit të kësaj partie për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dauti. 

Thaçi shtoi se beson që këtë mesazh do ta dëgjojnë edhe ndërkombëtarët, Shqipëria dhe Kosova, se shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të jetojnë në mungesë totale të lirisë.

Ai bëri thirrje që më 15 tetor të hapet një faqe e re e historisë ku do të votohet elita e vërtet e shqiptarëve të Maqedonisë, duke aluduar në kandidatët e partisë së tij, njofton shenja.

“Me fitoren e PDSH-së në zgjedhjet lokale ne do të japim një mesazh, se aty ku duhet të jetë vendimmarrja për shtetin duhet të pyeten barabarsisht shqiptarët, e jo të përhapen muhabete se në komunat shqiptare tash në këto zgjedhje do të jenë vendimmarrës maqedonasit”, tha më tej Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat