Zv.ministrja e financave Elezi premton përkrahje për banjat e Dibrës

Maqedonia

Zv.ministrja e financave Elezi premton përkrahje për banjat e Dibrës

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:23
Zv.ministrja e financave znj. Shiret Elezi

Zv.ministrja e financave znj. Shiret Elezi dje ka qëndruar në qytetin e Dibrës e krahas takimevetjera që ka pasur, ajo së bashku me anëtaren e kryesisë së degës së BDI-së në Dibër, kanë vizituar edhe banjat e Dibrës si një nga burimet kryesore për atraktivitet, turizëm e shëndetësi në këtë pjesë të Maqedonisë perendimore

Zv.ministrja Elezi u prit edhe nga kandidatja për këshilltare në komunën e Dibrës për zgjedhjet lokale 2017 nga rradhët e BDI-së Albiona Riza ku së bashku me drejtoreshën e banjave të Dibrës znj. Shpresa Capa kanë vizituar gjithë kompleksin e banjave, ndërkohë që zv.ministrja Elezi ka premtuar edhe mbështetje për këtë pasuri të dibranëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat