Raporti i parë i OSBE-ODIHR për fushatën zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Raporti i parë i OSBE-ODIHR për fushatën zgjedhore në Maqedoni

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:31
Konferenca e OSBE-së

Fushata zgjedhore filloi në atmosferë të qetë, me incidente të izoluara të motivuara politikisht , konstaton OSBE-ODIHR në raportin e tij që përfshin  periudhën nga 13 deri më 29 shtator.

Janë evidentuar dëmtim dhe vandalizim në disa shtabe zgjedhore , në shtabin e VMRO-së në Kisela Vodë dhe Kavadar, shtabi I LSDM-së në Butel dhe Aerodrom, fillim i parakohshëm i fushatës të disa partive të cilat mund të përballen edhe me gjoba të rënda, si dhe me ngritjen e  padive  ndaj dy kryetarëve të komunave.

Nga OSBE përkujtojnë pjesmarrësit e procesit zgjedhor se publikisht janë angazhuar për fushatë pa provikime , ndërsa qeverinë se është angazhuar të respektojë ndarjen  e shtetit nga partia . Sipas raportit, KSHZ nuk ka ndërmarë verifikim gjithpërfshirës të Listës Zgjedhore.

Por nga ana tjetër KSHZ ka njoftuar misionin e OSBE-së , se 7 mijë persona pa adresë të regjistruar dhe reth 600 persona me adresa të dyshimta , më nuk janë pjesë e Listës zgjedhore. OSBE konstaton se edhe pse seancat e KSHZ-së janë publike, disa vendime janë sjellë në séance të mbyllura, pa njoftuar në kohë misionet mbikqyrëse.

OSBE-ODIHR ka një ekip prej 17 anëtarësh dhe 20 vëzhguesish afatgjatë , ndërsa në ditën e zgjehdjeve ky komision do të ndjekë procesin me 300 vëzhgues afatshkurtër nga 22 vende anëtare të OSBE-së./Telegrafi/OSBE-ODIHR MaqedoniZgjedhjet Lokale - MK 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat