Kandidatët për kryetarë komune në Qendrën e Zhupës midis mërgimtarëve në Itali

Maqedonia

Kandidatët për kryetarë komune në Qendrën e Zhupës midis mërgimtarëve në Itali

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 21:12
Ilustrim

Dy kandidatët për kryetar komune të Qendrës së Zhupës , Arian Ibraimim dhe Nervali Ismaili, qëndruan në Itali, ku para bashkëqytetarëve të tyre, që jetojnë dhe punojnë aty, i paraqitën programet e tyre zgjedhore.

Sipas shtabeve zgjedhore të dy kandidatët, takime do të kenë në disa qytete, veçanërisht në rajonin e Venetos, ku ka mbi katër mijë banorë të komunës Qendra e Zhupës. Ata i prezantuan programet zgjedhore, në të cilat paralajmërojnë zhvillim ekonomik të Zhupës, që do të kushtëzonte kthimin e një pjese të mërgimtarëve në vendin e tyre të lindjes.

Arian Ibraimi, i cili në këtë funksion ishte në katër vitet e kaluara, është propozim i Partisë Demokratike të Turqve, e cila është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Nevail Isamili, ishte kryetari i parë i komunës së Qendrës së Zhupës pas ndarjes territoriale dhe pavarësisë të komunës. Ai është propozimi i Partisë Demokristiane dhe është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat