Nevzat Bejta humbësi i zgjedhjeve pritet si hero nga struktura e BDI-së në Gostivar

Maqedonia

Nevzat Bejta humbësi i zgjedhjeve pritet si hero nga struktura e BDI-së në Gostivar

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 08:55
Nevzat Bejta

Të mërkurën në mbrëmje strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar mbajti mbledhje dhe u diskutua për zgjedhjet e fundit lokale.

“Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, në zgjedhjet lokale në Gostivar doli fituese dhe siguroi numrin më të madh të këshilltarëve. Në raundin e parë edhe për Kryetar komune fituan më tepër vota.

Në raundin e dytë qytetarët e Gostivarit na dhanë 16 mijë vota por beteja nuk u arrit të fitohet pasi u luftuam nga strukturat e pushtetit të kaluar 10 vjeçar në Maqedoni të cilët humbjen e pushtetit e qajnë nga unë”, tha Kryetari Bejta duke shprehur falënderimin më të madh për çdo votues dhe aktivist që u angazhuar në zgjedhjet lokale. Kundërkandidati, tha Bejta, tani duhet të mban llogari për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, duke e paralajmëruar atë që pas 4 vitesh do të përballet në zgjedhjet e ardhshme lokale me një kandidat të fortë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat