Bekteshi: Do të vazhdojnë subvencionet për kolektorë diellorë

Maqedonia

Bekteshi: Do të vazhdojnë subvencionet për kolektorë diellorë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:04
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi konferencë për shtyp me ç‘ rast informoi lidhur me masat e zbatuara me sukses në sektorin e energjisë, të orientuara kah rritja e efikasitetit energjetik.

“Me marrjen e funksionit ministër i Ekonomisë menjëherë jam angazhuar lidhur me miratimin e planit të tretë akcional për energji efikase të miratuar nga Qeveria, si një nga obligimet që dalin nga Marrëveshja për themelimin e Komunitetit Energjetik, duke përmbushur një nga obligimet që ne kemi si shtet me këtë kontratë të rëndësishme. Për këtë qëllim,bashk me ekipin tim vëmendje të madhe u kemi dhënë masave për energji efikase, përfitimeve që do ti ndjejnë dhe tanimë po i ndjejnë amvisëritë të cilat do të kontribuojnë për mbrojtjen e ambientit”, theksoi ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi tha se me qëllim të nxitjes së përdorimit të energjisë diellore nga qytetarët dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit jam angazhuar për mbështetje më të madhe financiare duke rritur buxhetin ku gjithashtu subvencionohen edhe kolektorë diellorë për ujë të ngrohtë dhe numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të kësaj mase është 1794 familje.

Bekteshi shtoi se me rebalancin e buxhetit për vitin 2017, duke parë nevojën për alokimin e sa më shumë fondeve për një nga masat për zëvendësimin e dritareve prej druri me PVC të reja, janë siguruar edhe 16 milionë denarë shtesë, nga ato të paraparat për këtë qëllim dhe kështu numri i amvisërive përfituese të kësaj mase për vitin 2017 është rritur për 1,327.

Me masat për instalimin e kolektorëve diellorë dhe dritareve PVC do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, dhe fondet për to janë parashikuar edhe në buxhetin për vitin 2018. Nga viti i ardhshëm, ekonomitë familjare do të kenë në dispozicion një masë tjetër të re – për blerjen e ngrohjes efikase të peletave, të cilat do të kontribuojnë në kursimin e energjisë elektrike, kursime në buxhetet familjare dhe sigurisht ruajtjen e mjedisit”, shpjegoi Bekteshi.

Për këto masa, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 45 milionë denarë subvencione për qytetarët për efikasitet energjetik në vitin 2018, ndërsa gjatë këtij viti me kohë janë paguar subvencione për mbi 3 mijë familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat