Shkupi prej nesër fillon të zbukurohet për festat e fundvitit

Maqedonia

Shkupi prej nesër fillon të zbukurohet për festat e fundvitit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 09:42
Shkup

Edhe pse kryeqytetet tjera nga rrethina kanë kryer brengat e zbukurimit për festat e fundvitit, Shkupi ka vendosur që vetëm gjys muaji të jetë i stolisur.

Kjo ka ndodhur për shkaqe administrative pasi kryetari i Bashkisë së Shkupit ka vendosur që një gjë e tillë të ndodh me një formë tjetër.

Siç dihet tashmë, në qendër të Shkupit nuk do të pritet ndërrimi i moteve, dhe paratë do të jepen për qëllime humanitare, një gjë e tillë ka penguar edhe stolisjen e qytetit.

Më herët është kontraktuar një kompani që shërbimet për mjetet piroteknike dhe për stolisje të qytetit t’i bëjë me një paketë ofertuese, por me anulimin e pritjes së vitit të ri, tani është ri-nisur procesi nga e para, ku do të përfshihet vetëm mbulimi i harxhimeve për stolitë që do të zbukurojnë rrugët e kryqytetit. Kjo thuhet si arsyetim për shtyerjen e punëve nga Bashkia e Shkupit.

Ky do të jetë vitit i parë që Shkupi nuk do ta pres vitin e ri në shesh dhe hera e parë që stolisja e qytetit vonohet kaq shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat