Festat e fundvitit “gjallërojnë” Shkupin

Maqedonia

Festat e fundvitit “gjallërojnë” Shkupin

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 08:54
Shkupi

Moti me diell dhe temperaturat e përshtatshme për shëtitje sot i dhanë jetë sheshit të qytetit të Shkupit vetëm një ditë para ndërrimit të motmoteve. Kush me balona në duar, kush me ëmbëlsira, disa duke I shëtitur me tren të improvizuar e shumë të tjerë duke pritur në radhë për tu fotografuar me Babadimrin dhe personazhet e njohura të filmave vizatimor. Kjo atmosferë festive mbretëronte gjithandej në shesh duke bërë të lumtur dhe të buzëqeshur fytyrat e më të vegjëlve të cilët me padurim presin dhuratat e dëshiruara për vitin 2018.

 “Unë u fotografova me Ariun. Unë me plakun e Vitit të Ri. Unë dëshiroj lodra Lego. Unë dua lodër bateri”.

 “Unë e dëshirojë një pako të Vitit të Ri. Një makinë në pako”.

 “Gjithçka është e bukur. Shëtitëm gjithandej, kam ble një balon. Dëshiroj pizhame rok”.

 “Për vitin e ri është zbukuruar bukur. Kemi shëtitur nëpër dyqane, për babin kemi blerë rrip dhe në një dyqan kemi blerë çokollatë të madhe”.

Ajo që e bën edhe më të bukur sheshin e qytetit është bredhi I stolisur dhe shtëpizat prej druri që ofrojnë zbukurime nga më ndryshmet.

 “Këto janë punime dore nga qelqi dhe druri, zbukurime të Vitit të Ri për shtëpi dhe bredh, si dhe stoli prej qelqi. Ka shumë vizitorë, moti është i bukur, të gjithë shohin çfarë kemi, ndonjëherë blejnë diçka. Më shumë vijnë për shëtitje, edhe programi i qytetit është i mirë”.

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu përkujtoi fëmijët se nesër me fillim në ora 12 në sheshin e qytetit do të zbres Plaku i Vitit të Ri dhe do të organizohet një festë me shumë surpriza.

 Do të ndodhë në ora 12 të ditës, do të jetë surprizë, nuk do të jetë sikurse vitet e kaluara mirëpo vet ardhja e Plakut të Vitit të Ri do të ketë një mesazh të e veçantë. I bëj ftesë të gjithë fëmijëve, shpresoj se do të ketë interes, do të jetë interesant, le të vijnë, le ta shohin atë që dëshirojmë  t’ua përcjellim me ardhjen e Plakut të Vitit të Ri. Bëj apel të vijnë dhe të gëzohen, sidomos më të rinjtë –  tha Valon Salihu, zëdhënës i qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit për këtë vit nuk ka paraparë program të veçantë për pritjen e vitit 2018, por siç thonë nga ky institucion, të gjitha mjetet e dhuruara nga sponzorët do të donohen për bamirësi, për personat e sëmurë nga mushkëritë e bardha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat