Papandreou: Përveç emrit, Shkupi është aleati ynë i natyrshëm

Maqedonia

Papandreou: Përveç emrit, Shkupi është aleati ynë i natyrshëm

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:44
Jorgos Papandreou

Për nevojën e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit, si dëshmi në praktikë se ekziston vullnet nga ana e Maqedonisë, foli ish-kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreou, në intervistë për gazetën greke “Ethnos”.

Siç tha ai, duket se Qeveria aktuale e Maqedonisë, ka kuptuar se irredentizmi çon në situatë pa zgjidhje dhe shtoi se nëse heqim anësh kontestin e emrit, Shkupi është aleat i natyrshëm i Athinës.

“Në qoftë se rrethanat e sotme lejojnë zgjidhje të kënaqshme, gjendja më e gjerë gjeopolitike është një shkak më shumë për të shkuar një hap para. Shkupi, nëse heqim anësh emrin, është aleati ynë i natyrshëm. Zgjidhja e problemit do të na lejojë që përsëri të shfrytëzojmë pozitën tonë strategjike në Ballkan”, thotë Papandreou.

Ai komenton se gjatë kohës kur ai ka qenë ministër i punëve të jashtme, me kolegun maqedonas Georgievski kanë qenë afër gjetjes së zgjidhjes, por i përmend edhe takimet dypalëshe taktike me Gruevskin, kur të dy kanë qenë kryeministra.

“Me Gruevskin, kisha ndjenjën se e përdor çështjen e emrit si arsyetim për problemet e brendshme”, thotë Papandreou.

Ish-kryeministri i Greqisë, shpreh kritikat e tij ndaj partisë opozitare ‘Nea Dimokratia’, për shkak të qëndrimit të tyre për emrin, gjegjësisht kërkesën e tyre që partnerët e koalicionit qeveritar të pajtohen për një qëndrim të përbashkët dhe të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat