Sopoti, kërkohet dëshmia e Mijallkovit dhe Jankulloskës

Maqedonia

Sopoti, kërkohet dëshmia e Mijallkovit dhe Jankulloskës

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Rasti "Sopoti"

Avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson të akuzuarit në rastin “Sopoti”, pas seancës së sotme në gjykatën penale, deklaroi se nëse lejon gjyqi, si dëshmitar në seancën e radhës do të thirren ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, si edhe ish-ministresha e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Pa 14 vitesh, gjykimi ka rifilluar nga e para, për shkak të ndryshimit të këshillit gjyqësor. Gjashtë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, kurse katër të jerët do të gjykohen në mungesë.

Sulejman Sulejmani 73 vjeçar, kërkoi që t’i jepet fund gjykimit pasi që, sipas tij, tash e 14 vite po gjykohet me pa të drejtë.

Edhe sot, dëshmitari Ramadan Bajrami pohoi se me dhunë i është marrë deklarata që ka ndihmuar në gjykimin e të akuzuarve në këtë lëndë. Seanca e radhës është caktuar për në muajin mars, kur do të dëshmojnë pesë policë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat