QMK: Komunat t’i kontrollojnë vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve - Bota Sot
QMK: Komunat t’i kontrollojnë vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve

Maqedonia

E hënë, 15 tetor 2018

QMK: Komunat t’i kontrollojnë vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 17:55
Ilustrim

Pas paralajmërimeve për reshje të reja të shiut dhe borës, Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandon që njësitet e vetëqeverisjes lokale t’i obligojnë ndërmarrjet publike t’i kontrollojnë të gjitha vendet kritike ku është e mundur derdhja dhe përmbytja e lumenjve.

Rekomandohet edhe kontrollimi i gjendjes me rrjetin e kanaleve kulluese dhe të objekteve të tjera të ujit në territorin e komunave. Është e nevojshme komunat t’i njoftojnë edhe bujqit që t’i mbrojnë hapësirat bujqësore në të cilat kanë mbjellë kultura

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza i përkujtojnë qytetarët nëse kanë nevojë, ta përdorin numrin e telefonit falas për thirrje urgjente 195.

Nën ndikim të masës së lagësht dhe të ftohtë të ajrit gjatë fundjavës priten reshje të reja të shiut, ndërsa në viset më të larta dhe ato malore do të ketë reshje bore. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët jugore dhe jugperëndimore veçanërisht të shtunën. Sasia e përgjithshme e reshjeve në këto pjesë pritet të tejkalojë 30 l/m2.  Kufiri i reshjeve të borës do të jetë më e ulët të dielën dhe do të bjerë deri në 800 metra në lartësi mbidetare.  Në më shumë vende do të formohet shtresë bore, ndërsa në zonat malore në pjesët perëndimore dhe jugore dukshëm do të rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test