Projekt ligji për shërbime audivizive, SHGM kërkon të publikohet pr.ligji për analizë

Maqedonia

Projekt ligji për shërbime audivizive, SHGM kërkon të publikohet pr.ligji për analizë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:48
Naser Selmani

Projekt/ligji për shërbime audio dhe audivizive, i cili u miratua në Qeveri, ditën e hënë, ende nuk është publikuar për opinion. Shoqata e Gazetareve të Maqedonisë, shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës dhe pamundësinë për të analizuar projektligjin nga grupet e interesit, posaçërisht nga ShGM-ja.

“Nuk e ka publikuar as Qeveria as Parlamenti. Ka një javë që është miratuar në Qeveri. Të hënën kaloi në qeveri, sot është e premte dhe Kuvendi për arsye të panjohura nuk e publikon. Unë dyshoj, duke u nisur nga përvoja e mëparshme, se ata kanë vënë diçka në ligj që nuk duhet të vihet dhe mendojnë se duke e fshehur deri në momentin e fundit kur do fillojë debati në Parlament për miratimin e ligjit ne nuk do ta shohim.” – tha  kryetar i SHGM-së, Naser Selmani.

Sipas Selmanit kjo qasje rrënon besimin mes SHGM-së dhe Qeverisë, posaçërisht nëse merret parasysh se gjatë kësaj qeverisje janë hartuar 5-6 versione të këtij ligji ndërsa SHGM ka paraqitur vërrejtje të shumta.

“Ajo që mua, më tepër, më shqetëson është humbja e besimit. Ne më nuk kemi besim se qeveria me të vërtetë ka intencë të mirë që të miratojë një ligj i cili do t’i regullojë apo përmirësojë raportet në media. Dhe derisa ne jemi në ndjekje të këtyre gabimeve të qëllimshme të qeverisë atëherë ne nuk mund të dalim dhe të komentojmë për ligjin i cili është miratua dhe ne nuk e kemi.” – u shpreh kryetar i SHGM-së, Naser Selmani.

Mbështetur në informacionet që dhanë përfaqësues të qeverisë rreth përmbajtjes së këtij pr/ligji, Selmani thotë se edhe buxheti që parashihet me këtë propozim ligj për RTM nuk është i mjaftueshëm.

Nëse merren parasysh paralajmërimet për kanal të posaçëm me program 24 orë në gjuhën shqipe, dhe kanal I posaçëm për bashkësitë më të vogla etnike, buxheti për RTM duhet të jetë 1% e buxhetit të shtetit, thekson Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat