U shpërblyen gazetarët më të mirë në Maqedoni - Bota Sot
U shpërblyen gazetarët më të mirë në Maqedoni

Maqedonia

U shpërblyen gazetarët më të mirë në Maqedoni

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 16:47
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e shënoi sot 72 vjetorin e themelimit të saj

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e shënoi sot 72 vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast, u shpërndanë disa çmime për gazetari hulumtuese për ekipin e emisionit “Kod” dhe Sllezhana Llupevska-Sozen, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe për Mençe Atanasov-Toçi, për gjinekologun që për nëntë muaj e gënjeu një grua, për gjoja shtatzaninë e saj.

Ljubomir Gajdov fitoi shpërblim për vepër jetësore.

Naser Selmani, kryetar i SHGM-së theksoi se gazetarët në vend përballen me sfida serioze edhe pas vullnetit deklarativ të Qeverisë së re për të luftuar praktikën e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve.

Sipas tij, edhe procesi i miratimit të ligjit të ri për media është i ngadalshëm dhe i pasigurtë, pasi që, siç thotë Selmani, disa zgjidhje nuk janë në përputhje me praktikat evropiane.

Selmani shtoi se gazetarët në Maqedoni përballen me forma të reja të trysnisë ndaj tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test