Në komunën e Çairit u shënua Dita ndërkombëtare e autizmit

Maqedonia

Në komunën e Çairit u shënua Dita ndërkombëtare e autizmit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:41
Ilustrim

Sot në ambientet e Qendrës Informative Kulturore (QIK), Komuna e Çairit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Imago Plus” dhe në prezencë të përfaqësuesit të organizatës UNICEF-it, Beniamin Perks, ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, u shënua 2 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Me këtë rast, Komuna e Çairit shprehu përkrahjen e plotë për nismat dhe punën e Shoqatës për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale “IMAGO PLUS”.

Këtu u shpreh edhe angazhimi i Komunës së Çairit për ndërtimin e një Qendre Ditore për përkujdesin ndaj këtyre fëmijëve.

Njiherit, u apelua që kësaj nisme t’i bashkangjiten edhe institucionet tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat