100 denarë për një orë parking, shëtitje në Vodno, luks apo rekreacion? - Bota Sot
100 denarë për një orë parking, shëtitje në Vodno, luks apo rekreacion?

Maqedonia

100 denarë për një orë parking, shëtitje në Vodno, luks apo rekreacion?

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:39
Ilustrim

Parkimi zonal u vendos edhe në Vodno të mesme. Janë caktuar vendet e parkingut në dy hapësirat më të mëdha, gjithashtu janë vendosur edhe tabela informative në të cilat tregohet se pagesa vlen vetëm për fundjavë deri në ora 16.

Çmimi për një orë parkim është 100 denarë, ndërsa për çdo orë në vijim 50 denarë. Qytetarët, në mënyra të ndryshme reagojnë për këtë gjë, disa mendojnë se automobilat nuk  duhet të përdoren për në Vodno, ndërsa disa mendojnë se këto çmime të larta do t’i largojnë vizituesit.

“Mendoj se është shumë shtrenjtë, mund të bëhet një llogaritje e thjeshtë, nëse parkingu për një orë kushton 100 denarë, ora e dytë paguhet 50 denarë, do të thotë 150 denarë. Në qoftë se vjen këtu një familje dhe paguan për parking,  gjëra të tjera dhe dy bileta për teleferik të cilat kushtojnë 200 denarë, atëherë do të shpenzojnë rreth 450 denarë – për një qytetar me të ardhura mesatare kjo është shumë.”

“Vij këtu shumë shpesh me shokë, më pëlqen ajo që nuk ka automobila dhe që ajri nuk është i ndotur. ”
– Si vjen ti  këtu?
“Vij duke ecur nga shkolla Koço Racin deri këtu lartë.”

“Si të zgjidhen problemet, kjo bëhet vetëm për  të paguar. Këto automobila të parkuar këtu do ta ndotin ajrin? Ajrin e ndotin automobilat e tjerë në Shkup, jo këto këtu. Si mundet këtu të ndotet ajri, ndërsa tek Etno Fshati mos të ndotet ajri- ato restorante atje të punojnë, ndërsa këto këtu ti shkatërrojnë”, u shprehën disa qytetarë.

Derisa po e kryenim punën tonë si gazetar, na u afrua një person me dokumente në dorë. Ai pohon se Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca për të kërkuar pagesë për parking në këtë lokacion pasi që, siç thotë ai, kompetencat e qytetit mbarojnë tek hoteli Panorama. Ai u shpreh se personi i cili e ka sjellë këtë vendim, ka kryer vepër penale.

“Kjo që po e bëjnë është vepër penale, për shkak se kjo është keqpërdorim i detyrës zyrtare nga personat përgjegjës, sepse në këtë mënyrë dëmtohen qytetarët e Maqedonisë dhe banorët e Shkupit. Kjo është rrugë rajonale dhe këtu NP Parkingjet e qytetit e cila është nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, nuk mund të kërkojë që qytetarët të paguajnë parking. Ata janë kompetent vetëm për territorin e qytetit të Shkupit që mbaron te hoteli Panoramë”, tha Goran Arsovski.

Por pushteti lokal e hedh poshtë këtë gjë.

“Vendimi për të paguar parking në Vodno është sjellë sipas procedurës së rregullt të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, njësoj si për të gjitha parkingjet e tjera, Qyteti i Shkupit ka të drejtë të kërkojë pagesë për parking”, nga Qyteti i Shkupit.

Si një nga masat kundër ndotjes, autoritetet  e Qytetit gjatë muajve të dimrit sollën vendim për ndalim të trafikut në Vodno gjatë fundjavës, gjë që gjithashtu hasi në kritika të shumta. Në ditët e punës autobus do të ketë në çdo orë, ndërsa gjatë fundjavës dy herë më shpesh. E kontaktuam edhe shoqatën ekologjike O2, prej ku thanë se ata i përkrahin të gjitha masat që do ta mbronin Vodno-n nga ndotja.

“Shfuqizimi i ndalesës për automjetet në Vodno gjatë fundjavës dhe zëvendësimi i këtij vendimi me vendim për të paguar parking do të mundësojë përsëri qarkullimi i automjeteve, por në mënyrë selektive. Ajo që Qyteti i Shkupit duhet të bëjë është të ndryshohen shprehitë dhe  kultura  e vozitjes. Zgjidhje për një Vodno të Gjelbër është që të sillen autobusë ekologjik, minibusë, dhe nëse po flasim për automjete, leje të marrin vetëm ato automjete të cilat nuk e ndotin ajrin, siç janë makinat elektrike”, nga Koalicioni 02.

Për të arritur deri në majën e Vodnos ka dy opsione, sigurisht makina nuk është një prej tyre.

“Ata qytetarë të cilët dëshirojnë më shpejtë dhe më lehtë të arrijë deri në majën e Vodnos, në dispozicion e kanë teleferikun në të cilin gjendet edhe ekipi i TV21, për rreth 7 minuta nga Vodno e mesme arrihet deri tek Kryqi i Mileniumit I cili gjendet në majë të malit. Çmimi për një vozitje, për një person është 100 denarë.”

Autoritetet e Qytetit vendosën edhe gardh mbrojtës në rrugën drejt Vodnos së Mesme me qëllim që të mos përdoren parkingjet e palejuara. Kur morëm tatëpjetën pamë edhe shërbimin e Merimangës në aksion. Ata të cilët e kishin lënë automjetin e tyre në gjysmën e rrugës dhe kanë vazhduar më këmbë, do të duhet të paguajnë dënim për parkim të palejuar dhe për shërbimet e Merimangës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test