Shteti subevecionon biçikleta, por mungojnë korsitë për çiklistët - Bota Sot
Shteti subevecionon biçikleta, por mungojnë korsitë për çiklistët

Maqedonia

Shteti subevecionon biçikleta, por mungojnë korsitë për çiklistët

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Nga java e ardhshme fillon subvencionimi i biçikletave, por në rrugët e qytetit ende mungojnë korsitë për çiklistë. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndërtimi i korsive të veçanta për biçikleta ishte projekt i qeverisë së kaluar, ndërsa janë realizuar vetëm në pjesët e qytetit ku rrugët janë më të gjëra dhe më lehtë të realizueshme.

“Korsitë e biçikletave ishin projekt i qeverisë së kaluar. Projekti i tyre ishte i paraparë të mbarojë tërësisht në vitin 2017. Fatkeqësisht pas mbarimit të mandatit edhe pse buxheti i paraparë për këtë çështje ishte harxhuar, nga projekti është realizuar vetëm 40%. Qyteti i Shkupit po punon në këtë drejtim dhe në disa pjesë të Shkupit veç më kemi filluar me rregullimin e pambaruara për korsi biçikletash”, nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit shtojnë se një nga prioritet e tyre është inicimi i përdorimit të biçikletave, me qëllim të ruajtjes së ambientit. Por nga ana tjetër, qytetarët vazhdimisht drejtojnë ankesa për mungesën e korsive për çiklistë dhe rrezikun me të cilin përballen për shkak të kësaj mungese.

“Nuk ka korsi për çiklistë, nuk është bërë dhe nuk mund të vozisim lirshëm. Mënyra e vetme është të dalim në mes të rrugës. Jemi të detyruar, sepse edhe vet po e shihni se nuk kemi ku të vozisim. Mendoj se duhet të ketë më shumë kontrolle policore, t’i largojnë këto vetura dhe të bëhet një korsi e bukur për biçikleta”, tha një qytetar.

Në parkingje mungojnë edhe biçikletat të cilat mund të merren me qera për shfrytëzim në kohë të caktuar. Nga ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”, thonë se këtë vit për shkak të kushteve klimatike lëshimi i biçikletave do të fillojë më vonë se vitet e kaluara, përkatësisht më 1 maj.

“Projekti “Huazo biçikletë” për këtë vit pritet të fillojë më 1 maj. Fillimi i projektit varet nga kushtet klimatike, ndërsa këtë vit do të lëshohen edhe 50 biçikleta të reja”, thanë nga N.P. Parkingu i Qytetit – Shkup.

Subvencionimi i biçikletave është projekt që po zhvillohet për herë të dytë këtë vit, ndërsa projekti “Huazo biçikletë” realizohet nga viti 2010 nga Parkingu i Qytetit në bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit. Ndryshe, ekzistojnë 5 lokacione për huazimin e biçikletave edhe atë në parkingun publik “Treska”, “Spitali i Qytetit”, “8 Shtatori”, në komunën e Aerodromit dhe në parkingun “Fallanga Maqedonase”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test