Mickoski konfirmoi 2 qershorin, si ditë të protestës popullore të OBRM-PDUKM-së - Bota Sot
Mickoski konfirmoi 2 qershorin, si ditë të protestës popullore të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

E mërkurë, 17 tetor 2018

Mickoski konfirmoi 2 qershorin, si ditë të protestës popullore të OBRM-PDUKM-së

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:14
Hristijan Mickoski

Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së opozitare mbrëmë mbajti mbledhjen e saj të radhës, ku ka vendosur që më 2 qershor, në ora 20:00 të mbahen protesta kundër qeverisjes së tanishme.

Me këtë rast, lideri i partisë, Hristijan Mickoski tha se kjo gjeneratë e tretë e partisë ka mësuar nga gjenerata e parë, u rrit në gjeneratën e tretë, dhe si qëllim kryesor e detyrë ka mundjen e mbetjeve të tranzicionit, dhe se kjo fitore do të fillojë me protestë të madhe popullore më 2 qershor.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë vetëm një protestë, apo do të ketë një varg protestash, ashtu siç paraprakisht kishte paralajmëruar kjo parti politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test