Boshkovsa emërohet komandante e batalionit të këmbësorisë në Kumanovë, e para në një rang të këtillë - Bota Sot
Boshkovsa emërohet komandante e batalionit të këmbësorisë në Kumanovë, e para në një rang të këtillë

Maqedonia

E mërkurë, 17 tetor 2018

Boshkovsa emërohet komandante e batalionit të këmbësorisë në Kumanovë, e para në një rang të këtillë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:41
Togerja e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), Aleksandra Boshkovska

Togerja e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), Aleksandra Boshkovska e mori komandën e çetës së parë pranë batalionit të parë të këmbësorisë së mekanizuar në Kumanovë.

Njëherit, Boshkovska bëhet femra e parë në historinë e URM-së që do të komandojë me një njësi në nivel kaq të lartë, misioni i së cilës është kryerja edhe e detyrave luftarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga agjencia AIM njoftojnë se togerja në fjalë ka udhëhequr një togë që ka marr pjesë në ushtrimet ndërkombëtare “EFES 2018”, në Izmir të Turqisë.

Boshkovska e ka kryer Akademinë Ushtarake në vitin 2014 në Shkup.

URM-ja bën të ditur se në bazë të Programit për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në URM vazhdon të rritet numri i femrave. Deri tani, ky numër ka arritur në 13,73%.

Në URM ka edhe gra tjera në pozita udhëheqëse në Qendrën mjekësore ushtarake, si komandante në rang batalioni, dhe zv.komandante e batalionit të logjistikës, si edhe komandante të dy çetave për mbështejte shërbyese luftarake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test