Qeveria e Maqedonisë do të jep para për projekte komunale për fshatrat

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të jep para për projekte komunale për fshatrat

Më: 29 maj 2018 Në ora: 18:53
Mbledhja e Qeverisë së Maqedonisë

Komunat do të marrin para nga qeveria për projekte të zhvillimit të fshatrave. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë së Maqedonisë.

Gjithsej 28 milionë denarë (mbi 450 mijë euro) do të shpërndahen për komunat, kurse rajonet planore do të marrin nga 195 milionë denarë (mbi tre milionë euro).

Kjo do të jetë një mundësi e mirë që këto para të shpenzohen drejtë dhe për të ringjallur fshatrat, të cilat dita-ditës po braktisen nga banorët, në kërkim të një jete më të mirë në qytet, apo edhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat