PSP: Po keqpërdoret procedurat kur të dyshuarit me muaj kërkojnë që ti shikojnë dëshmitë

Maqedonia

PSP: Po keqpërdoret procedurat kur të dyshuarit me muaj kërkojnë që ti shikojnë dëshmitë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:01
PSP

Të dyshuarit në rastet e Prokurorisë Speciale Publike dhe mbrojtja e tyre, i cili kryesisht, Nikola Dodevski, avokati që shfaqet në të gjitha rastet, abuzon me të drejtat e tyre kur kërkon muaj për të inspektuar provat, pohon Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska.

Si shembull, ajo mori një të dyshuar që kishte marrë dëshmi në formë elektronike, ndërsa do të duhej kohë deri në Vitin të Ri për ti shikuar.

Pikërisht afaristi Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë për rastin “Trust” edhe mbrëmë duheshe të jep dëshmi para Prokurorisë Speciale Publike, mirëpo kërkoi kohë për t’i shkuar dëshmitë. Gjyqi u shty për kohë të pacaktuar.

Përveç Koçanit, në të kaluarën, gjatë thirrjes për dëshmi në PSP, shikim të dëshmive ka kërkuar ish-ministrja për Punë të Brendshëm, Gordana Jankulloska, ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe të dyshuar të tjerë në rastet e PSP-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat