Fjala e fundit e akuzës për rastin e Ziadin Selës, ndryshime në përshkrimin e akuzës për disa të akuzuar

Maqedonia

Fjala e fundit e akuzës për rastin e Ziadin Selës, ndryshime në përshkrimin e akuzës për disa të akuzuar

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 12:20
Ziadin Sela

Një i akuzuar për tentimvrasjen e deputetit Ziadin Sela, do të lirohet, pasi që në video materialin e prezantuar më herët, nuk shihet se i akuzuari përdor dhunë.

Sasho Senkov është njëri nga dhjetë të akuzuarit, por që prokurori Darko Jakimovski ia ka tërhequr akuzën për tentimvrasje.

veç kësaj, prokurori e ka ndryshuar përshkrimin e akuzës për të gjithë të akuzuarit, kurse për Gjorgjievskin dhe Pavlevskin, akuza është rikualifikuar nga tentimvrasja në dhunë.

Për shtatë tjerët akuza mbetet e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat