Stoltenberg: Ftesë për antëtarësi në NATO, vetëm pas finalizimit të marrëveshjes - Bota Sot
Stoltenberg: Ftesë për antëtarësi në NATO, vetëm pas finalizimit të marrëveshjes

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Stoltenberg: Ftesë për antëtarësi në NATO, vetëm pas finalizimit të marrëveshjes

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:22
Jens Stoltenberg

NATO veçmë ka sjellur vendim që Maqedonia do të pranojë ftesë për anëtarësim, pasi që të ketë zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë. Ky vendim është sjellë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ndërsa tani kur marrëveshja është arritur, ftesa do të arrijë pas finalizimit të marrëveshjes në të dyja shtetet.

Këtë e porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në një intervistë për AIM, duke u përgjigur në pyetjen për qartësim të procedurës se si Maqedonia në Samitin e korrikut do të pranojë ftesë për anëtarësi, pasi që marrëveshja për emrin është arritur.

“Deri në Samitin e NATO-s në Bruksel do të mundohemi të gjejmë mënyrë për të treguar se ende qëndrojmë në atë vendim, sepse e dallojmë rëndësinë e marrëveshjes. Njëkohësisht, tani është e rëndësishme që kjo marrëveshje të finalizohet në Shkup dhe Athinë. Marrëveshja është gjithëpërfshirëse dhe në vete ngërthen të gjitha fazat e vendimeve të ndryshme, ratifikimet dhe referendumin”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë e vlerësoi si historike dhe me rëndësi të veçantë për të dy shtetet, por edhe për tërë Evropën, duke shtuar se shpreson që finalizimi të ndodhë sa më shpejt, me çka hapet rruga e NATO-s për të kryer hapat e saj.

Në lidhje me zhvillimet politike në Maqedoni dhe Greqi, pasi që kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kreu i OBRM-PDUKM-së shprehën mospajtimin e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa e njejta ndodhi edhe me opozitën greke, Stoltenberg tha se ata janë shtete demokratike dhe se i tërë procesi vijues pas arritjes së marrëveshjes varet nga institucionet e tyre demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test