Bujqit e Maqedonisë me zgjidhje për dëmet nga ndryshimet klimatike

Maqedonia

Bujqit e Maqedonisë me zgjidhje për dëmet nga ndryshimet klimatike

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Federata kombëtare e fermerëve sot propozoi masa për tejkalimin e problemeve me plasmanin e prodhimeve dhe dëmeve nga ndryshimet klimatike. Kërkon respektim të dispozitave ligjore për prodhimtarinë e dakorduar dhe inspektimeve më të shpeshta, si dhe përkrahje me masat për mbrojtje nga ndryshimet klimatike përmes Programit kombëtar për zhvillim rural, si dhe ndihmë për teknologjitë për aktivitete pas vjeljes, edukim të fermerëve dhe organizimin e tyre në kooperativa.

Sipas Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës kombëtare të fermerëve, çmimet më të larta prodhuese të blerjeve pothuajse të të gjitha prodhimeve në periudhën e fundit e vënë më mëdyshje prodhimtarinë e mëtutjeshme, ndërsa fuqia e ulët financiare i kufizon në investimet për mbrojtje nga fatkeqësitë e motit.

Stevan Orozoviq, drejtor ekzekutiv i Federatës Kombëtare të fermerëve, konsideron se më shumë se gjysma e problemeve të bujqve do të zgjidhen nëse respektohet Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural i cili parashikon prodhimtari të dakorduar, me lidhje të marrëveshjeve në kohë në të cilën situatë fermerët mund ta dinë çka dhe sa të prodhojnë.

Nga Federata kombëtare e fermerëve tregojnë se përderisa bujqit e Negotinës kanë pasur rrjete të vendosura mbrojtës mund të shmangen dëmet nga breshëri i cili javën e kaluar shkatërroi 70 për qind të të mbjellave. Të pafuqishëm janë, siç thonë, t’i furnizojnë sepse rrjeti mbrojtës vetëm në një hektar kushton 12.000 euro.

Problemet e bujqve dhe masat të cilat i propozojnë për tejkalimin e tyre do të jenë temë e debatit dhe e Forumit të parë bujqësor me temën “Mundësitë e tregut dhe ndryshimet klimatike”, që mbahet sot në organizim të Federatës kombëtare të fermerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat