Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Musliu: Nuk do të ketë pengesa në implementim - Bota Sot
Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Musliu: Nuk do të ketë pengesa në implementim

Maqedonia

E martë, 20 nëntor 2018

Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Musliu: Nuk do të ketë pengesa në implementim

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:52
Albert Musliu

Pavarsisht nga kundërshtimet që do të shfaqen në procedurë marrëveshja e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë do të implementohet ndërsa Maqedonia do të vazhdojë rrugën drejt integrimit euroatlantik vlerson analisti politik Albert Musliu. Kundërshtimet ishin të pritshme sqaron Musliu.

"Afatet kohore të cilat janë dhene në atë marrveshje gjithsesi reflektojnë se nuk është ndonjë befasi se gjithë kanë pritë edhe obstrucione edhe nga presidenti por edhe një lëvizje si të them më obstruktive edhe nga opozita ashtuqë afati kohorë i dhene edhe në marrveshje jep mundësinë që marrëveshja që të implementohet pavarësisht obstrucioneve të cilat do të bëhen në procedurë ashtuqë jam shum optimist dhe i bindur se kjo marrveshje do të implementohet do të plotësohet dhe Maqedonia do të vazhdojë rrugëtimin e vet euroatlantik", tha Albert Musliu, analist politik.

Pavarësisht se disa qytetarë duan që marrëveshjen ta prezentojnë si diçka humbëse përfitimi për Maqedoninë është shum më i madh thotë Musliu.
 
"Për Maqedoninë përfitimi  është shum më i madh, gjithsesi është një traumë psikologjike veçanërisht pas keqpërdorimeve të disa qytetarëve të cilët protestojnë dhe tentojnë që sjelljen e kësaj marrveshje ta prezentojnë si diçka tragjike katastrofale dhe humbëse për Maqedoninë, por pavarësisht tyre Maqedonia tash e fiton shancin që t’i hap perspektivat evropiane nga ana tjetër e fiton shancën reale që të bëhet antare e NATO-s që do të ketë refleksion direkt edhe në stabilitetin e Maqedonisë, do të ketë efekt direct edhe në zhvillimin institucional të Maqedonisë por gjithsesi efektin më të madh do ta ketë në zhvillimin ekonomik", tha Musliu.
 
Pas informimit të cilën do t’i bën pala greke sekretarit të përgjithshëm ftesa për NATO do të rikonfirmohet dhe do të fillojë procedura e ratifikimit, ndërkaq edhe BE do të caktojë datë për fillimin e negociatave  ndërsa paralelisht me këtë proces do të hetohet edhe ndryshimi institucional në vend nënvizon Musliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test