Haraçinë, policia hap zjarr ndaj dy personave - Bota Sot
Haraçinë, policia hap zjarr ndaj dy personave

Maqedonia

Haraçinë, policia hap zjarr ndaj dy personave

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:04
Ilustrim

Policia në Haraçinë ka hapur zjarr ndaj dy personave të cilët ka dashur t’i arrestojë.

Tre plumba janë gjuajtur në drejtim të një makine e cila dyshohet se është drejtuar nga dy persona të kërkuar me flet arrest. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se të dyshuarit me mjetin e tyre janë nisur drejt policëve dhe duke u ndjerë të kërcënuar kanë shtënë ndaj të dyshuarve. 

Por banorët e Haraçinës, dëshmitarë të ngjarjes thonë se pjesëtarë të njësitit Alfa kanë zbritur nga vetura dhe pa paralajmërim kanë gjuajtur në drejtim të automjetit të të dyshuarve. 

Të revoltuar më të shtënat në vendbanim, banorët e Haraçinës bllokuan edhe rrugën kryesore. 

Ata kërkojnë nga MPB-ja që të shpjegohen për rastin në fjalë dhe apelojnë që një gjë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen. Sipas dëshmitarëve të dyshuarit nuk kanë shtënë ndaj policisë. Alsat mëson jozyrtarisht se të dyshuarit janë ende në arrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test