Deskoska: Nuk kemi pranuar zyrtarisht vendimin për Grujevskin dhe Boshkovskin

Maqedonia

Deskoska: Nuk kemi pranuar zyrtarisht vendimin për Grujevskin dhe Boshkovskin

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 11:37
Renata Deskoska

Në Ministrinë e Drejtësisë ende zyrtarisht nuk ka ardhur vendimi i Gjykatës së Lartë nga Athina për ekstradimin e komandantëve të MPB-së, Nikolla Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

“Zyrtarisht ne ende nuk e kemi marrë. E pamë gjykimin që është dhënë avokatëve dhe dëgjuam nga mediumet se po analizohet. Ka disa aspekte të cilat mundet të ceket në kërkesën e re për ekstradim. Kështu disa aspekte janë argument plus për Maqedoninë mundet të përmbajë në kërkesën e re, kurse nuk janë të adresuara në gjykim që Gjykata e ka dhënë”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para fillimit të debatit për luftën kundër korrupsionit.

Gjykata e Lartë në Athinë më 18 maj e refuzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit.

Si ish-komandantë të MPB-së, te akuzuarit e rastit të PSP-së “Fortesa”, Grujevski dhe Boshkoski në mënyra ilegale e kanë braktisur Maqedoninë dhe më pastaj janë kapur në Greqi, në tentimin e tyre në aerodromin e Selanikut për të fluturuar për në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat