“Kontroll më të madh të financimit të partive politike, për ndalimin e korrupsionit në Maqedoni” - Bota Sot
“Kontroll më të madh të financimit të partive politike, për ndalimin e korrupsionit në Maqedoni”

Maqedonia

E hënë, 19 nëntor 2018

“Kontroll më të madh të financimit të partive politike, për ndalimin e korrupsionit në Maqedoni”

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:44
Ilustrim

“Ligji për financimin e partive politike është cilësore dhe e mirë. Problemi është transparenca dhe procesi i kontrollit. Për përmirësimin e gjendjes më herët duhet të bëhet kontrolle nëpërmjet institucioneve kompetente. Financimi i partive politike mund të jetë porta nëpërmjet së cilës hyn korrupsioni në tërë sistemin”.

Këto janë qëndrimet e disa përfaqësuesve në takimin e sotëm me temën “Përmirësimi i modelit të financimit të partive politike në Maqedoni”, çka u mbajt nën organizimin e Institutit Kombëtar Demokratik (IKD) dhe bashkëpunim me Transparency International Maqedoni.

Zgjedhjet ligjore janë të mira, tha Sllagjana Taseva nga Transparency International dhe dihet se cilat janë mënyrat e lejuara dhe të ndaluara për financimin e partive politike.

Sipas asaj problem kryesor është financimi i partive politike nga institucionet shtetërore, vetëqeverisjes lokale, por edhe nga donacionet nga qytetarët të cilat nuk janë transparente.

“Ato të cilët japin para për partitë, nga ata presin që kur të vinë në pushtet të punojnë në interesin e tyre, si për marrjen e vendimeve, ligjeve ose duke i favorizuar dhe prioritet e bizneseve të tyre”, tha Taseva.

Ligjet janë të mira siç tha ajo, por problem janë transparenca dhe mbikëqyrja. Për ballafaqimin me problemin dhe se duhet të punohet me bazë, hapa pasa hapi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test