Padi penale ndaj tre personave për braktisjen e foshnjës në Manastir

Maqedonia

Padi penale ndaj tre personave për braktisjen e foshnjës në Manastir

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:48
Ilustrim

MPB njofton se ka ngritur padi penale ndaj 17-vjeçares nga Komuna e Zhelinës në Tetovë, e cila në fillim të këtij muaji e braktisi foshnjën e porsalindur para shtëpisë së fëmijëve në Manastir.

Përveç kundër 17-vjeçares, policia ka paditur edhe burrin e saj pa kurorë dhe babain e tij.

“Për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “braktisje të fëmijës së pafuqishëm”, është ngritur padi penale tek Prokuroria Themelore e Manastirit, kundër nënës 17-vjeçare nga Komuna e Zhelinës. Ndërsa për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “jetë jashtëmartesore me të mitur” është paditur edhe 27-vjeçari SH.A dhe për të njëjtën vepër është paditur edhe 38-vjeçari B.A, të dy nga Komuna e Zhelinës, i cili ka lejuar që e mitura të jetojë pa kurorë me një person tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përndryshe, foshnja e porsalindur u gjet para shtëpisë së fëmijëve më 1 korrik, ndërsa policia disa ditë me radhë kërkoi nënën e foshnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat