Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë - Bota Sot
Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë

Maqedonia

E hënë, 15 tetor 2018

Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:51
Ilustrim

Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë si në Bashkimin Evropian. Sipas Bankës Evropiane për Përparim dhe Zhvillim Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë problem të madh me korrupsionin, reformat themelore, jostabilitetin financiar dhe problemet demografike.

Gjithashtu rajoni ballafaqohet me shkallë të ulët të Bruto Prodhimit Vendor në nivel vjetor, ndërsa në disa vende BPV-ja ose ka stagnuar ose është negative.

Një nga problemet kryesore të Maqedonisë është konkurrenca e dobët ekonomike, në krahasim me ekonomitë e vendeve të BE-së. Mungesën e këtillë e ka vërejtur edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Britanik.

“Problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë rrënjë të thella. Rruga për integrime do të jetë e gjatë dhe nuk ka garancë për sukses. Është shumë e rëndësishme që Britania e Madhe dhe partnerët e BE-së dhe NATO-s të vazhdojnë angazhimin për rajonin, por duhet të pranojë edhe rreziqet dhe vështirësitë”, thonë nga Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë.

Nga Britania e Madhe thonë se do të vazhdojnë të mbajnë lidhje të afërta me Maqedoninë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në nivel dypalësh, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test