Grubi caktoi shqyrtim të 401 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor - Bota Sot
Grubi caktoi shqyrtim të 401 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Grubi caktoi shqyrtim të 401 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 09:39
Artan Grubi

Deputeti Artan Grubi i cili është kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, për sot në ora 11 ka caktuar seancë ku do të shqyrtohen 401 amendamente të cilat opozita VMRO-DPMNE i ngriti për kodin zgjedhor.

Propozim ndryshimin për Kodin Zgjedhor i bëri qeveria dhe do të sillet me procedurë të shkurtuar. Me këtë, qeveria propozoi që në vend të dy të tretën e shumicës – 81 vota, anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor të zgjidhen me shumicë të thjeshtë – 61 vota.

Propozimi i tillë erdhi pasi VMRO-DPMNE-ja nuk caktonte seancë për zgjedhje të KSHZ-së, duke kërkuar ndryshime edhe Ligjin për qeveri me qëllim që pra çdo zgjedhje të formohet qeveri teknike, sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinos në dhjetor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test