Kompania konfirmon se nuk ka paraqitur kërkesë për tenderin për reagentët

Maqedonia

Kompania konfirmon se nuk ka paraqitur kërkesë për tenderin për reagentët

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 22:04
Ministri Filipçe

Kompania “AHR LAB”, e cila është bartëse e veprimtarisë, konfirmon se nuk kanë dorëzuar ofertë për tender për reagentët, ndërsa ministri Filipçe njëkohësisht lëshoi një deklaratë se tenderi ishte pezulluar për shkak të parregullsive në dokumentacion dhe se vetëm një kompani ishte paraqitur.

Kompania “AHR LAB DOOEL”, e cila sot anuloi konferencën për shtyp e ca kaluar para dy ditëve, opinionin e njoftoi me një deklaratë të nënshkruar nga menaxheri i firmës, Aleksandar Jovanovski.

“Duke pasur parasysh se emri im dhe emri i familjes sime janë përmendur shpesh në media këto ditë, së pari do të doja të falënderoj ato media që mbetën në përputhje me profesionalizmin e tyre dhe nuk raportuan të pavërteta dhe spekulime rreth meje dhe kompanisë që unë menaxhoj.

Mediat që raportojnë në mënyrë jokonsistente dhe bëjnë akuza të rreme për mua, familjen time dhe kompanitë që unë dhe familja ime përfaqësojmë, dëshiroj t’u them atyre se me asnjë nga personat e përmendur nga rrjetet sociale nuk jam në marrëdhënie biznesi apo partneriteti dhe informata që duke iu referuar babait tim, se ai është pjesë e biznesit të basteve, është e pavërtetë dhe i mohoj ashpër ata.

Mpmpania “Ahr Lab” nuk ka paraqitur ofertë për tenderin në fjalë, ndërsa kështu dhe nuk mund të jetë fitues”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat