Partitë politike ende po bisedojnë, seanca për referendum me shumë gjasa ditën e hënë

Maqedonia

Partitë politike ende po bisedojnë, seanca për referendum me shumë gjasa ditën e hënë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:32
Kuvendi i Maqedonisë

Qytetarët janë në pritje të vendimit për referendumin për çështjen e emrit. Partitë parlamentare ende po bisedojnë që të arrihet marrëveshje, posaçërisht kur të ditën e hënë liderët thanë se kanë dallimi, kryesisht për pyetje e referendumit.

Në disa deklarata të Kryeministrit Zoran Zaev dhe Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi njoftuan se më 30 korrik referendumi duhet të caktohet që të mbahet më 30 shtator. Me formimin e KSHZ-së, anëtarët e të cilit të hënën do të japin betimin, u krijuan edhe kushte për organizimin e referendumit.

Zaevi në mesjavë deklaroi se beson se më 30 korrik Kuvendi do të sjell vendim për caktimin e referendumit, i cili, siç njoftoi Zaevi, do të organizohet edhe pa partinë opozitare OBRM-PDUKM nëse nuk arrihet marrëveshje.

Në rast se nuk arrihet marrëveshje me OBRM-PDUKM-në pritet pozicionimi i deputetëve të tyre për caktimin e referendumit, por edhe para publikut. Ata, sipas Zaevit, duhet që të thonë se cili është qëndrimi i tyre, a do të jenë për bojkotim, bojkotim të heshtur, thirrje për referendum, do të votojnë kundër, do të thirrin për të votuar kundër ose qytetarët do të vendosim lirshëm.

“Ajo është e drejta e tyre, por është përgjegjësi e të gjithë të sigurojnë që procesu të jetë i suksesshëm”, tha Zoran Zaevi.

Kryeministri tha se referendumi a do të jetë i obligueshëm apo këshillëdhënës është debat i hapur.

“Në fund vendimi është obligues për shkak se qytetarët teorikisht mund të dalin 1 milion, por nëse 600.000 votojnë për, ndërsa 400.000 votojnë kundër atëherë politikanët duhet ta zbatojnë vendimin, votojnë në Kuvend dhe arrijmë konsensus. Nëse dalin 1 milion votues,600.000 dalin kundër ndërsa 400.000 janë për, atëherë marrëveshja e Greqisë nuk vlen. Nëse nuk plotësohet censusi nuk ka vendim siç është sipas Kushtetues dhe atëherë mbetet që të vendosin institucionet, Kuvendi të votojnë për ndryshime kushtetuese dhe të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha Zaev.

Problemi, sipas tij, është rreth pyetjes së referendumit për shkak, siç tha ai, qartë, thjeshtë dhe fer ndaj qytetarëve që tu parashtrohet pyetje që është kusht për arritjen e marrëveshjes me Greqinë dhe integrimeve tona.

Kryeministri apeloi që referendumi të mbahet si proces i suksesshëm e më pastaj të garantojë ta respektojë edhe kundërshtimin por edhe përkrahjen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat