Deskoska: Nëse nuk ka census, marrëveshja mbetet në fuqi

Maqedonia

Deskoska: Nëse nuk ka census, marrëveshja mbetet në fuqi

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 20:27
Renata Deskoska

Në një intervistë për të përjavshmen Fokus Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se “Marrëveshje me Greqinë ka mbaruar dhe është ratifikuar në Kuvend. Qytetarët kanë mundësi të pëkrahin apo ndryshojnë në referendum. Ata që nuk do të votojnë në referendum në fakt ndihmojnë që marrëveshje të mos mbetet në fuqi. Pyes veten, a mund që OBRM-PDUKM-ja me ndonjë vendim eventual për bojkot, heshturazi e përkrah marrëveshjen dhe janë të kënaqur që kontesti është i zgjedhur, ndërsa ato nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë”.

Në pyetjen se cilët janë efektet juridike të bojkotit të mundshëm në referendum, Deskoska u përgjigj se “kam ndjenjë se ata që përpiqet publikisht të formojnë kape për votime apo bojkot të referendumit, nuk i kanë parasysh efektet juridike nga votimi i referendumit, si dhe ndryshimet dhe dallimet mes referendumit të vitit 2004 dhe këtij të tashmit. Në vitin 2004 ishte sjell Ligji për organizimin territorial nga Kuvendi. Ishte vendosur pyetje për kthimin e Ligjit të vjetër dhe më pastaj në referendum nuk është sjellë asnjë endim nga ana e qytetarëve dhe ata nuk arritën ta ndryshojnë vendimin, gjegjësisht Ligjin e sjellur në Kuvend i cili mbeti në fuqi. Censusi është kusht për secilin vendim. Nëse nuk ka census, nuk ka obligim për Kuvendin të veprojë në këtë mënyrë apo në mënyrë tjetër. Nuk keni vendim. Tash kemi marrëveshje përfundimtare dhe marrëveshje të ratifikuar”.

“Nëse ka më shumë qytetarët që janë kundër marrëveshjes, dhe nëse plotësohet censusi, Kuvendi do të duhet ta anulojë ratifikimin e marrëveshjes. Për këtë shkak, pritet nga secila parti që merr vendime për pozicionimin e saj në referendum, t’i ketë parasysh pasojat juridike nga vendimi dhe të jetë e sinqertë me votuesit për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat