Vaso Ristov zgjedhet drejtor i ri i OBM-së

Maqedonia

Vaso Ristov zgjedhet drejtor i ri i OBM-së

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:18
Vaso Ristov

Profesori dhe prodekani i Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup Vaso Ristov është zgjedhur për drejtor gjeneral i Operës dhe Baletit të Maqedonisë (OBM) – Shkup.

Ristov është artist i shquar që pas vetes ka karrierë të pasur profesionale ndërkombëtare. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup, ndërsa studimet e magjistraturës ka përfunduar në Akademinë muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje me çka ka specializuar në FAM në Pragë, Republika e Çekisë.

Mes tjerash, Ristov ka qenë profesor në pesë Universitete në Maqedoni dhe jashtë saj: Fakultetin e Artit Muzikor, Shkup, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universiteti Goce Dellçev- Shtip, Universiteti në Prishtinë dhe Fakulteti i Artit në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat