LSDM: VMRO-ja dhe Mickovski nuk kanë qëndrime për çështjet kyçe

Maqedonia

LSDM: VMRO-ja dhe Mickovski nuk kanë qëndrime për çështjet kyçe

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

VMRO-DMNE-ja dhe lideri i saj Hristian Mickovski nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore, LSDM-ja dhe qytetarët sigurojnë të ardhme dhe anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, kumton Qendra për informim e LSDM-së.

"Përveç që janë të përkushtuar në kërkesën për amnisti për kriminalitetin e partisë dhe ish kryesisë, VMRO-DPMNE-ja nuk kanë qëndrim për çështjet kryesore të interesave kombëtare për qytetarët dhe për Maqedoninë.[

Tani kur Maqedonia ka mundësi historike për përparim, anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të përforcuar, vetëm Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja ende nuk kanë dhënë sqarim rreth referendumit, dhe ende nuk deklarohen se për çka janë.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të dalin para qytetarëve dhe të deklarohen se për çka janë, a janë për të ardhme apo janë për kthimin në të kaluarën e zezë të kriminalitetit dhe izolimit.

LSDM-ja së bashku me subjektet politike dhe forcat progresive që janë në anën e së ardhmes, në anën e NATO-s dhe BE-së, do të mundësojë që vullneti i qytetarëve të jetë plotësisht i respektuar dhe i realizuar

Në referendumin e 30 shtatorit, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen e ndritshme, do të zgjedhin anëtarësimin në NATO dhe BE, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime të LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat