KSHZ: Personat e vdekur po largohen nga Lista Zgjedhore - Bota Sot
KSHZ: Personat e vdekur po largohen nga Lista Zgjedhore

Maqedonia

KSHZ: Personat e vdekur po largohen nga Lista Zgjedhore

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:53
KSHZ

59 persona nga Komunat e Kisella Vodës, Studeniçanit, Sopishtes dhe Zelenikovës do të largohen nga Lista Zgjedhore. Sipas informacioneve nga Zyra Rajonale e KSHZ-së në Kisella Vodë, bëhet fjalë për persona të vdekur për të cilët certifikatë të vdekjes kanë dorëzuar shërbimet e Drejtorisë për evidencën e librave amë.

Sipas shqyrtimit të Listës Zgjedhore të KSHZ-së nga 9 deri më 12 gusht, vendimet për fshirjen e personave të vdekur në katër komunat u miratuan për 47 persona, ndërsa dje u dorëzuan edhe për 22 persona.

Përveç këtyre katër komunave, kërkesa për heqjen e shtatë personave nga Lista Zgjedhore deri më 12 gusht janë dorëzuar edhe në zyrën e KSHZ-së në Demir Kapi. KSHZ-ja ka zyra rajonale në 18 komuna të mëdha në vend, duke mbuluar tërë territorin e Maqedonisë.

Shqyrtimi i Listës Zgjedhore do të zgjasë deri më 23 gusht në mesnatë. Ndërsa kontrollet çdo ditë prej orës 09:00 deri 19:00 mund të bëhen në zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa brenda 24 orëve mund të bëhet edhe në faqen e internetit: http://www.sec.mk/.

Paralelisht me shqyrtimin publik është edhe paraqitja e mërgimtarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në referendum.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...