Ky shqiptar pretendon se fotografinë e tij e kanë përdorur në paketat e cigareve pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim - Bota Sot
Ky shqiptar pretendon se fotografinë e tij e kanë përdorur në paketat e cigareve pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

Ky shqiptar pretendon se fotografinë e tij e kanë përdorur në paketat e cigareve pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:47
Emin Muca

Emin Muca nga Veleshta e Strugës pretendon se para disa kohësh nga një familjar i tij në Gjermani është informuar se në paketën e cigareve Marlboro në Gjermani, si paralajmërim për dëmet që i sjell duhani është stampuar imazhi i tij (fytyra e tij).

Ai tregon se këtij pretendimi nuk i ka besuar, por kur vet ka parë nga afër paketën e cigarreve është bindur plotësisht që imazhi i përdorur nga Philip Morris është i tij .

Muca, nënvizon se me gjasë imazhi i tij është marr gjatë kohës që ai është trajtuar në një Spital në Zvicër, pas një aksidenti në punë.Ndërkohë, Muca saktëson se tashmë ai edhe në rrugë ligjore do të ndjek këtë problematik sepse pretendon se i janë shkelur një sërë të drejtash që atij ja garantojnë si ligjet në fuqi në Gjermani apo Maqedoni, por edhe Konventat ndërkombëtare që rregullojnë të drejtën e autorit, shkruan Strugalajm.

Avokati i njohur nga Struga, Adrian Useini i kontraktuar nga Muca për këtë problematik, saktëson se tashmë ata si palë kanë kërkuar ekspertizë nga Enti Shtetëror i Maqedonisë për Ekspertizë për të vërtetuar pretendimin se imazhi i stampuar në paketën Marlboro në Gjermani është i klientit të tij.

Nëse ky pretendim saktëson avokat Useini certifikohet nga ky institucion shtetëror, atëherë cështja do të zhvendoset në Gjermani .

Nëse provojmë këtë pretendim atëherë klientit i janë shkelur një sërë të drejtash nga kompania Philip Morris dhë për pasojë do të duhet të mbajë përgjegjësi që nuk ka kërkuar aprovim nga Emin Muça për imazhet e shfrytëzuara’’përfundon Useini.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test