Shtatëdhjetë e një vjeçarja S.P dje ka ndërruar jetë pas lëndime të rënda trupore nga goditja e automjetit ngarkues “KIA Beta” drejtuar nga personi S.T nga Prilepi, me tabela të Prilepit.
Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40 në udhëkryqin nga bulevardi “Goce Dellçev” me rrugën “Risto Sekirçanec” dhe rruga “Jolle Andonovski në Prilep".
“Nga goditja personi S.P ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar tek Spitali i qytetit në Prilep, ku në ora 15:20 ka ndërruar jetë”, kumtojnë nga MPB.
Hetimin e vendit e ka kryer ekipi i Stacionit Policor Prilep. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dhënë në autopsi.