Marko Zvërllevski hapi zyrë avokatie në Shkup - Bota Sot
Marko Zvërllevski hapi zyrë avokatie në Shkup

Maqedonia

E premte, 16 nëntor 2018

Marko Zvërllevski hapi zyrë avokatie në Shkup

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:32
Marko Zvërllevsk

Ish Prokurori i Përgjithshëm Shtetëror Marko Zvërllevski hapi zyrë avokatie. Zyra është e hapur në qendër të Shkupit, në rrugën “Hristo Smirnenski”. Kërkesa mori dritën e gjelbër tek Regjistri Qendror dje më 20 gusht.

Tek dosja e avokatëve tek Dhoma e Avokatëve ende nuk është emri dhe mbiemri i tij si avokat aktiv. Kuvendi i shkarkoi Zvërllevskit për shkak të punës jo profesionale dhe të papërgjegjshme dhe për këtë shkak, ai nuk ka të drejtë të kthehet në vendin e kaluar të punës, tek Prokuroria Publike – Shkup.

Sipas të dhënave të biografisë së Zvërllevskit, ai dy vite, në periudhën 1998-2000 ka qenë avokat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test