KRRE do të diskutojë për dëmshpërblimin e prodhuesve dhe konsumatorëve të rrymës

Maqedonia

KRRE do të diskutojë për dëmshpërblimin e prodhuesve dhe konsumatorëve të rrymës

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) në Maqedoni, sot do të mbajë mbledhje përgatitore, në të cilën do të diskutohet për prodhuesit dhe konsumatorët e dëmtuar të energjisë elektrike.

Siç kumtoi KRRE, në mbledhjen përgatitore do të shqyrtohen propozim-rregullat për përcaktimin e kompensimit të dëmit që u është shkaktuar prodhuesve dhe konsumatorëve të kyçur në sistemet për transmetim dhe distribuim të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së djeshme KRRE gjithashtu ka shqyrtuar propozim-sistemin tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal dhe furnizuesi në rastin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat