Këshilli komunal i Dibrës anuloi seancën për shkak të varrimit të familjes Pocesta

Maqedonia

Këshilli komunal i Dibrës anuloi seancën për shkak të varrimit të familjes Pocesta

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 22:49
Dibër

Për shkak të vrasjes së tmerrshme, që e tronditi jo vetëm opinionin e Dibrës, por gjithë Maqedoninë, Këshilli komunal i Dibrës e anuloi seancën e caktuar për sot, pasi këshilltarët shprehën nderime me heshtje një minutëshe.

Një gjë e tillë nuk mbahet mend në qytetin tonë. Këshilltarët sollën vendimin që të anulohet seanca dhe të gjithë së bashku të shkojmë dhe më të afërmve t’u shprehim ngushëllime, ndërsa të treve nderime të fundit”, tha Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkuli.

Edhe Kryetari i Komunës Ruzhdi lata paraprakisht deklaroi se një ngjarje e këtillë nuk na ndodhur në qytet gjatë shekullit të kaluar.

Tre anëtarët e familjes Pocesta, të cilët u vranë në shtëpinë e tyre, sot u varrosën në varrezat myslimane në Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat