Pritet të zyrtarizohet koalicioni për referendumin në Maqedoni

Maqedonia

Pritet të zyrtarizohet koalicioni për referendumin në Maqedoni

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:54
Partite politike

Sipas burimeve të Alsat-M sonte në ora 20:00 liderët e partive që janë deklaruar pro referendumit, do të mblidhen për të zyrtarizuar koalicionin për referendum.

Në kuadër të fushatës që do të zhvilloj kuvendi, deri më tani LSDM-ja, BDI-ja, PDSH-ja, Aleanca për Shqiptarët, Besa si edhe dy deputetë të pavarur ose gjithsej 71 deputetë, kanë konfirmuar pjesëmarrje aktive në fushatën publike për referendumin, duke zhvilluar propagandë “për”. Këtë e konfirmuan dit më parë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, nga ku po ashtu njoftuan se deputeti Antonijo Milloshoski si deputet individ ka dërguar shkresë se do të marrë pjesë në fushatë me qëndrim bojkotues, për arsye se është kundër pyetjes së referendumit.

Nga kuvendi gjithashtu kishin njoftuar se VMRO DPMNE-ja akoma nuk ka dërguar njoftim ndërsa sipas paralajmërimit të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, këtë do ta bëjnë të mërkurën gjegjësisht sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat