Zaev mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën

Maqedonia

Zaev mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 17:49
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi sot se vendi i tij mbështet një zgjidhje pozitive për Kosovën, e cila do të përmirësojë jetën e serbëve dhe shqiptarëve, dhe që do të garantojë paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanovc.

Zaev tha gjithashtu se është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit në rajon të bashkohen për qëllimin e përbashkët të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimit në BE.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi marrëdhëniet e jashtëzakonshme miqësore mes Serbisë dhje Maqedonisë, me mesazhin se ata do të vazhdojnë të përparojnë.

Zaev tha se miliarda euro humbën në Ballkan për shkak të pritjes në kufi, dhe se 80 për qind e kohës ishte "shpenzuar" në vendkalimet kufitare dhe vetëm 20 për qind në rrugë.   

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev tha se puna e tyre është në shërbim të qytetarëve, e sidomos në aspektin ekonomik, dhe se mbështet një zonë të përbashkët ekonomike, dhe se bashkëpunimi ekonomik me siguri do të jetë një term për të cilin do të flasë me presidentin Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat