Senatori Ron Johnson nesër në vizitë në Maqedoni - Bota Sot
Senatori Ron Johnson nesër në vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Senatori Ron Johnson nesër në vizitë në Maqedoni

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:46
Sebastian Kurz

Senatori i ShBA-ve Ron Johnson, i cili është bashkë-sponsor i rezolutës së Senatit për përkrahjen e marrëveshjes së Prespës, nesër arrin në vizitë në Maqedoni në takime me zyrtarët e lartë shtetëror.

Ai në Maqedoni vjen në periudhën e aktiviteteve intensive diplomatike para referendumit të 30 shtatorit. Kancelarja gjermane sot është ne vizitë zyrtare në Shkup dhe përçoi mesazh të qartë deri te qytetarët e Maqedonisë – më 30 shtator të mos rinë në shtëpi, por të dalin dhe të deklarohen për të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj periudhe të aktiviteteve diplomatike, Maqedoninë e vizituan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Ministri i Punëve të Jashtme të Luksenburgut, Jean Asselborn dhe Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Johnson, i cili është kryesues i Komisionit të Senatit për siguri shtetërore, përveç Maqedonisë, do ta vizitojë Greqinë, Kosovën dhe Serbinë.

Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët e a lartë të Pesidentit të ShBA-ve Donal Trump, i ngarkuar për misione speciale. Njëherë, ai është edhe kryesues i nën-komitetit për bashkëpunim evropian dhe rajonal për siguri.

Rezoluta, ku bashkë-sponsor është Johnson, jep përkrahje të qartë për marrëveshjen e Prespës, ku siç thhuhet atje, hapen rrugët për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe thuhet se me marrëveshjen afirmohet stabiliteti i rajon në Evropën jug-lindore, që është interes kombëtar i rëndësishëm i ShBA-ve.

Në dokument kërkohet nga Maqedonia që të vazhdojë me zbatimin e reformave të rëndësishme në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE, me theks të veçantë liria e shprehjes, përforcimi i sundimit të drejtës dhe lufta kundër korrupsionit. Gjithashtu inkurajohen institucionet relevante amerikane që t’i përkrahin kompanitë amerikane, që janë të interesuara të investojnë në Evropën jug-lindore.

Senatori amerikan Johnson për herë të fundit në rajon ishte në shkurt të këtij viti, kur vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...